Shumë projekte të reja dhe shumë artistë të rinj i janë shtuar klasifikimit këtë vit, duke sjellë kështu një larmi muzike në treg.
Këngëtarët më të dashur për publikun kanë qenë shumë aktiv gjatë kësaj vere me projekte muzikore, shkruan GazetaBlic.
Pothuajse secila këngë e tyre është shëndërruar në hit, kështu duke u dëgjuar në masë të madhe nga audienca.
Bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit dhe Lyrical Son “Lallfe, llafe” është lansuar para katër jave dhe vazhdon të jetë kënga më e dëgjuar. Kjo këngë ka arritur të numëroj në kanalin zyrtar “Youtube” mbi 9 milionë klikime.
Pas Dafinës dhe Lyrical Son, bashkëpunimi më i dëgjuar është ai i Butrint Imerit me Kidën dhe Ledri Vulën.
Kënga e tyre “Dale” numëron mbi 48 milionë klikime në Youtube.
Kanë kaluar shtatë javë që nga lansimi i bashkëpunimit mes Elvana Gjatës dhe Yll Limanit.”E di dhe Marre” vazhdon të dëgjohet ende në masë të madhe dhe ka 14 milionë klikime.
“Nëse don” nga Diana ka arritur të ketë mbi pesë milionë klikime në Youtube.
“Aligator” është kënga nga Arilena Ara e cila bënë pjesë në projektet më të dëgjuara nga publiku./GazetaBlic/


