Këtë të hënë Fernando Santos, trajneri i Portugalisë foli për ndeshjen kundër Azerbajxhanit, që zhvillohet këtë të mërkurë në Baku, për raundin e 5-të të Grupit A të kualifikueseve për Kupën e Botës-2022.
Por ai u kthye të flasë për ndeshjen e së shtunës me Katarin, në të cilën bëri 11 ndryshime në atë ndeshje miqësore.
Përzgjedhësi i justifikoi ndryshimet me nevojën që lojtarët kishin të pushojnë brenda një orari kaq të ngjeshur.
Ndryshimet në lojën me Katarin: “Kishte disa arsye për të ndryshuar. Më duhej të rikuperoja lojtarët, t’i pushoja ata. Shumë nga ata këtu as nuk e dinin se sa është ora. Pastaj kam besim te të gjithë dhe është e rëndësishme që të kemi gjithmonë një plan tjetër loje, në aspektin strategjik. Nesër pres një qëndrim të madh dhe intensitet, pasi ata kanë bërë mirë në stërvitje”, tha Santos.
/GazetaBlic Sport


