Lajme

Sharr Travel nxjerr në treg super-ofertat e shtatorit, falas testi për COVID-19

09/06/2021 20:00
nga:Gazeta Blic

Vera pothuajse shkoi. Por, jo edhe ofertat e “Sharr Travel”.

Kompania lidere për turizëm sapo i ka lansuar në treg ato për muajin shtator.

“Tashmë kemi dalë edhe me ofertat e verës në shtator apo verës në vjeshtë në këto ditë të ngrohta të vjeshtës, realisht është një kohë jashtëzakonisht e përshtatshme për të gjithë qytetarët për të kaluar pushimet edhe në shtator kur kemi parasysh që edhe shkollat janë shtyrë deri më 13 shtator”, u shpreh Ruzhdi Kurtishaj, pronar i “Sharr Travel”.

Njëra nga to është oferta për pushime në Durrës – gjegjësisht në kompleksin “Fafa”.

E tjetra për ta kaluar ca ditë relaksuese në Vlorë, në njërin prej tri hoteleve luksoze të “Regina Group”.

Presidenti i “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj thotë se këto oferta do të jenë me zbritje.

E ka edhe diçka tjetër që do të përfshihet në to, falas.

“Ofertat e shtatorit përfshijnë një zbritje deri në 30% në të gjitha hotelet që ne kemi në dispozicion. Me theks të veçantë të gjithë pushuesit, të gjithë klientët e Sharr Travell që dëshirojnë të kenë ofertën tri ditë e mbi qëndrim në kompleksin “Fafa”, e kanë gratis testin e kthimit të Covid-19 për kthim në Kosovë. Pra, nuk ka nevojë të paguajnë nga 20 apo 30 euro sa kushton testi në Tiranë por atë e kanë gratis, e njëjta vlen edhe për kompleksin turistik apo për gjigantin turistik në Vlorë “RegjinaGroup”, deklaroi Kurtishaj.

Kurtishaj ua ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen.

“Po, sigurisht unë u bëjë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve që të vaksinohen sa më shumë që është e mundur në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre, por edhe të mbrojnë të tjerët dhe njëkohësisht kjo do t’u shërbente të gjithë qytetarëve si mundësi e mirë për të vazhduar me aktivitetet e tyre, duke përfshirë edhe pushimet në Shqipëri dhe udhëtimet kudo që dëshirojnë”, theksoi ai.

Për të përfituar nga ofertat e shtatorit të Sharr Travel kontaktoni në këto numra:

ose në faqen e Instagramit apo të Facebookut të kësaj kompanie.