Sporti

FSHF publikon çmimet e biletave për ndeshjen ndaj San Marinos

09/06/2021 12:21
nga:E K

Shqipëria do të përballet me San Marinon në ndeshjen e rradhës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kombëtarja shqiptare arriti dje një fitore të rëndësishme ndaj Hungarisë duke fituar me rezultat minimal 1-0, me golin e shënuar në fund të takimit nga talenti sulmues, Armando Broja, shkruan GazetaBlic Sport.

Të përzgjedhurit e Edy Rejës ndeshjen tjetër do të përballen me San Marinon ku janë favoritë të mëdhenj.

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka publikuar çmimet e biletave për këtë ndeshje.

/GazetaBlic Sport/