Lajme

Albin Kurti: Angazhimi i lojtarëve tonë mori epilog krejt në fund, për të na dhënë gëzimin e fitores në një barazim të rëndësishëm

09/05/2021 23:37
nga:L J

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte prezent sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta shikuar ndeshjen Kosovë – Greqi, e cila ishte e vlefshme për kualifikime të Kupës së Botës 2022, e që përfundoi me barazimin 1:1.

Vedat Muriqi shënoi në minutat e fundit të ndeshjes, për ta shpëtuar Kosovën nga humbja, shkruan GazetaBlic Sport.

Kurti tha se angazhimi i lojtarëve na dha gëzimin e fitores, pavarësisht se barazuam sonte.

Ja reagimi i plotë i Kurtit në Instagram në lidhje me ndeshjen Kosovë – Greqi:

“Sonte ishim nikoqir të Greqisë. Në një lojë të dy pjesëve, të dyja herët vazhdimi shtesë, madje minuti i fundit aty, ishte përcaktues. Angazhimi i palodhshëm i lojtarëve tonë mori epilog krejt në fund, për të na dhënë gëzimin e fitores në një barazim të rëndësishëm. Të mërkurën kundër Spanjës, le ta fillojmë aty ku e lëmë sonte”, shkruan Albin Kurti në rrjetin social, Instagram.

/GazetaBlic Sport