Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe ndaj Hungarisë në ndeshjen e sotme.
Shqipëria ka fituar ndaj Hungarisë me rezultatin minimal 1:0, për të fituar tre pikë të arta, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar, Armando Broja, i cili me goditjen e fuqishme të tij, dërgoi topin në rrjetë pas 87 minutave lojë.
Pas ndeshjes, Broja tha se është shumë i lumtur për fitoren dhe golin e tij.
“Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip, ka qenë një ndeshje shumë me rëndësi, është dashtë të fitojmë se s’bën, më dha trajneri 20 minuta dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqem të gjithë”, tha fillimisht Broja për SuperSport.
“Te gjithë kemi luftuar sonte”, përfundoi ai për SuperSport.
/GazetaBlic Sport


