Showtime

Aksidenti fatal i mori jetën këngëtarit të njohur, partnerja e lënduar i jep lamtumirën e fundit njeriut të zemrës

09/05/2021 19:14
nga:Q R

Reperi i njohur grek u nda nga jeta në mënyrë tragjike dy ditë më parë.

Mad Clip vdiq pas një aksidenti fatal në Athinë. Lajmi për vdekjen e tij i ka trishtuar të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët dhe fansat e artistit.

Ndërkohë, partnerja Anna Maria Iliadou, i tha lamtumirë Mad Clip përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

Modelja, në një sfond të zi shkroi “RIP Mad” duke vënë pranë një pëllumbi të bardhë dhe një zemër të thyer.