Sporti

Dorëzohet Milani, fiton tifozeria, klubi do të ulë çmimet e biletave për Ligën e Kampionëve

09/05/2021 17:51
nga:L J

Milani njoftoi këtë të dielë pezullimin e përkohshëm të shitjes së biletave për tre ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe premtoi të rivlerësojë çmimet në një nivel të ulët pas protestave nga tifozët.

Klubi italian është kthyer në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh mungesë, teksa hodhën biletat e para në shitje këtë javë, duke vendosur çmime shumë më të larta se ato të Interit, për shembull, dhe në të njëjtin stadium, San Siro, përcjell GazetaBlic Sport.

Çmimi i biletave për tifozët ultras ishte diku rreth 120 eurove…

“Unë i kuptova shqetësimet tuaja dhe kuptova se ne nuk jemi të lidhur siç do të donim. Prandaj, ne e rivlerësuam vendimin tonë dhe do të ripërshtatim çmimet”, arsyetoi drejtori i përgjithshëm, Ivan Gazidis në një mesazh drejtuar tifozëve në faqen e klubit.

“Klubi ende po përballet me një situatë të vështirë të shkaktuar nga pandemia dhe ka vuajtur shumë nga mungesa juaj në stadiumi për 18 muajt e fundit. Qëllimi ynë është vetëm një: t’i bëjmë tifozët krenarë me një ekip të suksesshëm dhe të përgjegjshëm financiarisht “, garantoi ai.

/GazetaBlic Sport