Sporti

Plisat e Prishtinës e djegin atmosferën në Elbasan, atmosferë e jashtëzakonshme para ndeshjes Shqipëri-Hungari

09/05/2021 16:56
nga:L J

Kombëtarja e Shqipërisë sonte takohet me Hungarinë nga ora 18:00, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Shqipëria e mirëpret Hungarinë në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e grupit I, shkruan GazetaBlic Sport.

Për ta përkrahur Shqipërinë kanë udhëtuar edhe “Plisat” e Prishtinës.

Pak para ndeshjes, ata janë parë duke u argëtuar në sheshet e Elbasanit, ku shihen se janë në disponim të mirë – pasi rikthehen ta mbështesin kombëtaren pas dy viteve.

Ja një video elektrizuese nga Elbasani dhe përkrahja e madhe e Plisave: