Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala thuhet se kërkon të paguhet aq sa mbrojtësi qendror, Matthijs de Ligt për të rinovuar me Bianconerët.
“Corriere dello Sport” raporton se “Zonja e Vjetër” ka hasur në disa vështirësi në negociatat me lojtarin argjentinas, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtari raportohet se dëshiron pagë të njëjtë me De Ligt i cili paguhet 8 milionë euro në vit plus bonuse duke arritur kështu deri në 12 milionë.
Oferta aktuale nga Juventus për Dybala, sipas gazetës, mezi tejkalon 9 milionë euro në sezon duke përfshirë edhe bonuset.
/GazetaBlic Sport/


