Sporti

Kapiteni i Hungarisë rezulton pozitiv me koronavirus, mungon ndaj Shqipërisë

09/05/2021 14:15
nga:E K

Shqipëria do të përballet sot me Hungarinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja do të luhet në Elbasan Arena me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para fillimit të këtij takimi kapiteni i Hungarisë,Szalai ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe nuk do mund të paraqitet në Elbasan Arena.

Szalai është lideri i sulmit të hungarezëve, ai ka shënuar 24 gola në 74 ndeshje me ekipin kombëtar.

/GazetaBlic Sport/