Sporti

Ballist Morina: Më falni që jam tallur me flamurin e Kosovës

09/05/2021 12:40
nga:E K

Kosova sot do të përballet me Greqinë në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.

Para ndeshjes me Greqinë, përkrahje Kosovës i ka dhënë edhe Ballist Morina, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballist Morina përmes një postimi në Facebook, ka shprehur kërkim fajlen e tij që më parë ishte tallur me flamurin e Kosovës.

Ai shkruan se si popull duhet ta përkrahim Kosovën e cila sipas tij po sulmohet nga boshti, Tiranë – Beograd.

“Unë jam ai qe jam tallur me flamurin e shtetësisë së Kosovës  dikur dhe kërkoj publikisht falje për kët, unë sot besoj fuqishëm se duke respektuar kët flamurë direkt respektohet dhe mbrohet shtetësia e Kosovës dhe po aq direkt respektohet dhe mbrohet famuri i kombit shqiptarë  dhe interesat kombtare.
Si shqiptarë na duhet nji Kosovë/shtetë me të drejta të barabarta në arenën nderkombtare dhe fatkqesisht kjo Kosovë/shtet po sulmohet nga boshti aktual Tiranë-Beograd.
Ne si popull e kemi për detyrë qe vetëdijen kombtare ta ngrehim mbi nivelin e sulmeve antikombtare.
Suksese sonte PËRFAQSUESES së shtetesisë së Kosovës dhe gjithashtu KOMBTARES së shqiptarëve në Elbasan Arena!!
“Xhamadani vija vija……………….”!!, ka shkruar Ballisti.

Ja postimi i tij:

/GazetaBlic Sport/