Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të komunave të Kosovës, ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme do të kërkojnë lehtësim të masave anti-covid, për personat e vaksinuar, shkruan Gazeta Blic.
Sipas Ibrahimit, kjo ide është përkrahur nga disa kryetarë të komunave të Kosovës.
Sipas tij, një vendim i tillë do të stimulonte vaksinimit dhe do ta ruante ekonominë e vendit.
Sipas planit, nëse kjo ide implementohet nga organet vendimarrëse, atëherë nga 13 shtatori do të implementohet.
Shkrimi i plotë nga Sazan Ibrahimi:
ASOCIACIONI I KOMUNAVE NË TAKIMIN E RADHËS DO KËRKOJË LEHTËSIRA PËR QYTETARËT QË JANË VAKSINUAR
Në takimet që kam pasur me kryesuesit e kolegjiumeve të shëndetësisë dhe inspektoriatit që veprojnë në kuadër të AKK dhe në konsultime me disa kryetar, të cilët e kanë përkrahur këtë ide, ne si AKK mendojmë që në takimin e radhës me nivelin qëndror do kërkojmë lehtësira në qasje në jetën publike dhe në gastronomi për qytatarët që janë vaksinuar. Në ditët në vijim do e diskutojmë edhe me këshillin e kryetarëve. Nëse ka vaksina të mjaftueshme, dhe fillon procesi pa pengesa, me nr të mjaftueshëm të personelit shëndetësor, mendojmë që më mirë është që të ketë lehtësira për qytetarët që janë vaksinuar. Me këtë edhe inkurajohet vaksinimi por edhe ekonomia fiton. Kjo mendojmë që ky veprim të fillojë nga 13 shtatori. P.sh, Gastronomisë t”i lejohet puna edhe brenda lokaleve për personat e vaksinuar por duke respektuar protokollet kundër COVID 19. Gjithashtu, që masat e “orës policore” të mos zbatohen për qytetarët që janë vaksinuar. Kjo do të inkurajonte vaksinimin e popullatës por edhe zhvillimin ekonomik lokal që është shumë i rëndësishëm.


