Sporti

E dhimbshme: Vdes futbollisti 17 vjeçar i Juventusit, humb luftën me kancerin

09/04/2021 21:47
nga:Mergim Rreci

Juventusi ka njoftuar për vdekjen tragjike të 17-vjeçarit Bryan Dodien, lojtari i cili u diagnostikua me kancer në moshën 12-vjeçare dhe ishte kthyer në fushë në vitin 2019.

Në kohën e diagnostikimit të tij në 2015, mesfushori i atëhershëm i Juves, Pogba, i kishte kushtuar një gol në derbin e Torinos lojtarit të akademisë së të rinjve, duke treguar një fanellë që thoshte: ‘Bryan unë jam me ty’, përcjell GazetaBlic Sport.

Por mjerisht, lajmi u njoftua sot se Bryan Dodien vdiq dhe nuk ia doli dot në luftën me tumorin.

/GazetaBlic Sport/