Sporti

Challandes jep lajmin e keq para ndeshjes me Greqinë, Kosovës mund t’i mungojë një futbollist shumë i rëndësishëm

09/04/2021 19:19
nga:Mergim Rreci

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes me Greqinë.

Ndër të tjera ai u pyet se kush do të jëtë titullar, Rashani, Kastrati apo Rashica, ku tha se nuk e deklaron formacionin para ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk e di nëse e keni pa konferencën e fundit, e kam thënë edhe një herë që asnjëherë nuk e deklaroj ekipin para ndeshjes, por ajo që mund të them është, edhe Rashani, Kastrati dhe Zymer Bytyqi kanë pasur paraqitje të mirë, dhe besoj që edhe Milot Rashica nuk e ka problem që ndonjëherë të qëndrojë në bankën rezervë.”- tha Challandes.

Challandes lajmëroi se Elbasan Rashani ka një problem të vogël me lëndim dhe nuk dihet ende nëse mund të jetë pjesë e ekipit.

/GazetaBlic Sport/