Pas humbjes 2-1 të Spanjës ndaj Suedisë, Luis Enrique u pa duke i drejtuar gishtin e mesëm një tifozi, i cili, i veshur me fanellën e Suedisë, iu drejtua trajnerit të La Roja në një mënyrë ofenduese.
Edhe pse nuk ka fotografi apo video nga incidenti, Luis Enrique u zemërua që abuzimi verbal nuk po dënohet në botën e futbollit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam kurioz që ju jeni më shumë të shqetësuar për gjestin tim dhe jo për abuzimin verbal që e provokon atë dhe ju nuk e dënoni atë,” tha Luis Enrique në konferencën për shtyp përpara lojës së Spanjës me Gjeorgjinë.
Në rast se sigurohen pamje, ai mund të dënohet për veprimin e tij.
/GazetaBlic Sport/


