Sporti

Milaim Zeka: Po luhet me emrin e Luan Krasniqit ashtu si me atë të Murat Jasharit

09/04/2021 16:51
nga:Mergim Rreci

Ish bokseri shqiptar, Luan Krasniqi u propozua javën që shkoi për ambasador të Kosovës në Gjermani.

Megjithatë, nëpërmjet një reagimi publik, Krasniqi tha se nuk është i interesuar për një pozitë të tillë, dhe se kontributin do të vazhdojë të jap me punën në sport, shkruan GazetaBlic.

Analisti dhe gazetari kosovar, Milaim Zeka, tha se po luhet me emrin e tij, ashtu si me emrin e Murat Jasharit.

“Po luhet me emrin e tij ashtu si me emrin e Murat Jasharit. Luan Krasniqi, nga pozicioni i tij, ka dhënë kontribut sa 1000 ambasadorë”, shkruajti Zeka.