Lajme

Masat e reja anti Covid, kolona të gjata në pikën kufitare Morinë

09/04/2021 16:40
nga:Y I

Masat e vëna nga qeveria e Kurtit po vazhdojnë të shkaktojnë telashe në kufi.

Kolona të gjata automjetesh po shihen në pikën kufitare të Morinës.

Atje shumë kosovarë po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar, teksa në kufi po u duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit apo teste negative jo më të vjetra se 72 orë.

E kjo ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje në kufi madje edhe gjatë ditës. /Lajmi.net/