Sporti

Befason Reja: Broja nuk ma mbushë syrin, Bajrami nuk besojë se do aktivizohet nesër

09/04/2021 15:21
nga:E K

Shqipëria do të përballet me Hungarinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ndeshja do të luhet nesër me fillim nga ora 18:00 në Elbasan Arena, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja ka mbajtur konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme.

Ai ka folur për formacionin e mundshëm startues ku ka folur edhe për lojtar si Broja dhe Nedim Bajrami.

Ai ka thënë se këta dy lojtar nuk pritet të startojnë ndaj Hungarisë dhe ndeshjen do e nisin nga stoli.

“Broja nuk ma mbushë syrin, do të qëndrojë në stol edhe nesër me Hungarinë. Nedim Bajrami? As ai nuk besojë se do te aktivizohet neser”, tha Reja.

/GazetaBlic Sport/