Kryetari i Vushtrisë, Xhafer Tahiri, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të grimires nga Vushtria.
Tahiri i ka shprehur ngushëllime familjes Selaci e Hasani për këtë humbje të parakohshme.
“Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e zi për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë të Libertës. Edhe një jetë e re e një nënë, artise e afariste vushtrriase u shua nga virusi i keq. Lutemi për shpirtin e saj e të bebit të saj që nuk pa dritën e kësaj bote, por ne e dijmë dhe besojmë që te i Madhi Zot do ta ndriqoj rrugën e xhennetit për Libertën e familjen e saj” shkruan Tahiri në Facebook.
Mesazhi i plotë i ngushëllimit:
Telegram Ngushëllimi
E nderuara familje Selaci e Hasani,
Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e zi për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë të Libertës.
Edhe një jetë e re e një nënë, artise e afariste vushtrriase u shua nga virusi i keq.
Lutemi për shpirtin e saj e të bebit të saj që nuk pa dritën e kësaj bote, por ne e dijmë dhe besojmë që te i Madhi Zot do ta ndriqoj rrugën e xhennetit për Libertën e familjen e saj.
E nderuara familje Selaci e Hasani,
Pranoni ngushëllimet e mia, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë.
Me respekt,
Xhafer Tahiri
Kryetar i Vushtrrisë


