Jadon Sancho do të humbasë ndeshjet e mbetura të Anglisë kundër Andorës dhe Polonisë në ditët në vijim dhe do të kthehet në Manchester për t’u rikuperuar nga dëmtimi.
Transferi i ri i “Djajve të Kuq” nuk u paraqit në ndeshjen kualifikuese në Hungari të enjten, pasi u lëndua gjatë stërvitjes me “Tre Luanët“, shkruan GazetaBlic Sport.
Sancho është rikthyer te klubi i tij në Manchester për të filluar rikuperimin.
Manchester United shpreson që lojtari të shërohet për ndeshjen e së shtunës tjetër kundër Newcastle, e cila gjithashtu mund të shënojë debutimin e Cristiano Ronaldos.
/GazetaBlic Sport/


