Sporti

Nuk ka ende marrëveshje mes Dybalas dhe Juventus për rinovimin e kontratës

09/04/2021 12:25
nga:E K

Nuk ka ende marrëveshje mes Dybalas dhe Juventusit për vazhdimin e kontratës së yllit argjentinas.

Dybala ka kontratë më “Zonjën e Vjetër” deri në qershor të vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Negociatat mes palëve kanë filluar, megjithatë ka shumë diferencë mes asaj se çka po kërkon lojtari dhe asaj se çfarë ofron Juventus.

Agjentët e Dybalas po kërkojnë pagë prej 10 milionë euro në sezon, kurse Juventus po i ofron atij 7 milionë në sezon.

Takimi i rradhës mes palëve pritet të mbahet të mërkurën.

/GazetaBlic Sport/