Juventusi i dërgoi një mesazh Mario Mandzukic, i cili njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli.
Bardhezinjtë falënderuan sulmuesin, i cili mbërriti në Juventus në korrik 2015 nga Atletico Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.
Kroati fitoi katër tituj të kampionit, tre Coppa Italia dhe dy Supercoppa Italia gjatë kohës së tij në Torino.
“Së bashku jetuam një aventurë të madhe, ishte e mrekullueshme të ndash një pjesë të udhëtimit tënd,” shkroi Juventus në mesazhin për Mandzukic.
“Faleminderit për gjithçka që na dhatë dhe paq fat në të ardhmen“.
Insieme abbiamo vissuto una grande avventura, è stato splendido condividere parte del tuo cammino @mariomandzukic9 ?
Grazie per tutto quello che ci hai dato e in bocca al lupo per il tuo futuro ⚪⚫ pic.twitter.com/lc1ZfwPchX
— JuventusFC (@juventusfc) September 3, 2021
/GazetaBlic Sport/


