Sporti

“Luftë” në rrjetet sociale mes Vidal dhe Richarlison, Vidal e cilëson si klloun yllin e Evertonit

09/04/2021 11:01
nga:E K

Përplasja mes Arturo Vidalit të Kilit dhe disa prej lojtarëve të Brazilit filloi pasi këta të fundit mposhtën Kilin me rezultat 1-0 në kualifikimet e Kupës së Botës.

Brazili fitoi me shumë mungesa me rezultat minimal me golin e Everton Ribiero që shënoi në mes të pjesës së dytë, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe ndeshja e fundit mes këtyre kombëtareve pati epoilog të njëjtë me Brazilin që triumfoi. Pas asaj ndeshje Vidal kishte postuar një foto ku shkruhej “Shihemi në Kili“.

Richarlison e goditi Vidal duke ia përmendur atij postimin e bërë para disa kohësh, dhe më pas Vidal publikoi një foto të Richarlison me fytyrë të mbuluar nga një klloun.

/GazetaBlic Sport/