Lajme

“Nuk e di qysh ka fytyrë Vitia me dalë në televizion, e lëre më të kandidojë për Prishtinën”

09/04/2021 00:07
nga:Gazeta Blic

Analisti politik Nexhmedin Spahiu e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, për siç thotë ai, paaftësi totale për të menaxhuar pandeminë.

“Kjo që ka ndodhur me ministrin e Shëndetësisë është për t’u habitur, nuk e di qysh ka fytyrë Arben Vitia me dalë në televizion, e lëre më të kandidojë për Prishtinën”.

“Ish dashtë marre mi ardh me qenë minister. Jo veç ai mu shkarku, po i gjithë zinxhiri deri te drejtorët e komunave. Është skandaloze, turp i botës”.

“Po të isha ministër unë më kurrë nuk do të dilja në publik”, ka deklaruar ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova.