Sporti

Thirrjet raciste nga tifozët e Hungarisë, ky është vendimi i fundit nga FIFA

09/03/2021 20:13
nga:Mergim Rreci

Episode të pakëndshme kishte në ndeshjen Hungari-Angli mbrëmë.

FIFA ka hapur zyrtarisht procedura disiplinore kundër Federatës Hungareze për thirrjet e përsëritura raciste të tifozëve dhe hedhjen e objekteve në fushë kundër lojtarëve anglezë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Edhe një herë, FIFA dëshiron të pohojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme racizmi dhe dhune, si dhe çdo formë tjetër diskriminimi ose abuzimi. Ne kemi një pozicion shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla neveritëse në futboll ”, thuhet në komunikatë.

Pritet një dënim i madh për kombëtaren e Hungarisë.

/GazetaBlic Sport/