Lajme

Ardian Shala: Bizneset e komunës së Suharekës do të lirohen nga taksat komunale

09/03/2021 19:04
nga:Y I

Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, ka premtuar se bizneset e kësaj komune do të lirohen nga taksat.

Shala ka thënë se këto lehtësime do të ndërmerren me qëllim të lehtësimit të klimës për të bërë biznes.

“Suhareka do të jetë ndër komunat më me perspektivë për të ushtruar dhe zhvilluar biznes. Sepse, ne e duam komunën e zhvilluar dhe atraktive për punë dhe jetë” ka shkruan Shala në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Zero taksa për komunën.

Bizneset e komunës tonë, do të lirohen nga taksa komunale, jo vetëm në situatën e pandemisë, por edhe me qëllim të lehtësimit të kushteve dhe klimës për të bërë biznes, do të heqim taksën komunale, si komunë shembull që do të respektoj edhe interesin e Shoqatave të biznesit.

Suhareka do të jetë ndër komunat më me perspektivë për të ushtruar dhe zhvilluar biznes. Sepse, ne e duam komunën e zhvilluar dhe atraktive për punë dhe jetë.