Sporti

Konfirmohet një mungesë e madhe te Spanja para ndeshjes me Kosovën

09/03/2021 18:06
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Spanjës ka marrë një lajm të hidhur pak ditë para ndeshjeve kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës.

Sulmuesi i Villarreal, Gerard Moreno është lënduar dhe pritet që të mungojë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë dhe ndaj Kosovës.

Moreno sezonin e kaluar tregoi formë të lartë me Villarreal duke fituar Evropa Ligën, ndërsa shënoi 40 gola në të gjitha kompeticionet.