Uncategorized

Shoqata e teknikëve të Onkologjisë së Kosovës me sukses përfundojë Seminarin me temën ‘NDIKIMI I PANDEMISË TE PACIENTËT ME KANCER’

09/03/2021 13:01
nga:G C

Hapjen e këtij evenimenti profesional e bëri zonja Valmira Rexhepi Sllamniku, kreytare e SHTOK.

Në fjalën e saj përshëndetëse ajo elaboroi  punën një vjeqare te SHKOK në rrethana pandemie, ndërsa theksoi se  punëtorët shëndetësor asnjëherë nuk do t’i ndalin aktivitetet, prandaj ne si shoqatë kemi vazhduar me dinamikë të shtuar në dy drejtime;

  • Duke pasur parasyshë nevojen e lartë të pacientëve onkologjik për të marre trajtime adekuate, mund t’ju them se numri I atyre që kanë marrë shërbimet tek ne që nga paraqitja e pandemisë ka qenë vetëm ne rritje
  • Ne si Shoqatë kemi vazhduar me dinamike të shtuar në pergaditjen e punës dhe aktivitetit tonë shkencor për të qenë në hap me nevojat tona dhe kolegëve tanë për edukim të vazhdueshëm profesional.

Prezentimin e seminarit e vazhdoj zonja Dafina Kukleci, nënkryetare e SHTOK, ndërsa ligjerata me tematika të fushës mbajteën ass.Dr.Iliri Kurtishi, Onkolog, MSc.Kushtrim Dina, MSc.Vlora Hajdari Mehmeti, psikologe dhe MSc.Donjeta Muja. Ndërsa evenimentin e përshendeti edhe ass.Dr.Sonja Blakaj, Shef i Repartit te Radioterapisë.

Seminari ishte i akredituar nga Oda e Infermiereve me nga 9 pikë për ligjeruesit ndërsa me nga 6 pikë për pjesëmarrësit .