Dani Olmo është duke u lidhur me një transferim te Barcelona.
Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës kishte tentuar transferimin e Olmos.
Megjithatë oferta e ‘Blaugranëve’ është refuzuar nga Leipzigu që nuk dëshiron ta shiste yllin e tyre.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Olmo ka arrituar marrëveshje personale me gjigantin spanjoll për një kontratë pesë-vjeçare.
Tani Barcelona duhet të gjej akordin me Leipzigun në mënyrë që të trasferojë Olmon gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar, Barca transferoi sulmuesi Luuk De Jong në fomë huazimi për një sezon nga Sevilla.


