Që nga hyrja në fuqi e masave kundër COVID-19, Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba për qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat.
Në bazë të raportit 24-orësh të policisë, raportohet se janë shqiptuar 4,237 gjoba për mos respektim të masave.
Policia e Kosovës, me qëllim të respektimit të masave kundër COVID-19, vazhdimisht është në terën për të bërë kontrolle.
Po ashtu është bërë edhe ndryshimi i orarit të punës, ku prej 8 orë pune , që nga hyrja në fuqi e masave njësitë policore do të punojë 12 orë në ditë.