Qeveria e Suedisë sot ka vendosur kufizime të reja të udhëtimit, si përpjekje për të reduktuar mundësitë e përhapjes së COVID-19.
Kufizime të përkohshme për udhëtarë që donin të vizitonin Suedinë pati që nga 19 marsi i vitit 2020, që atëherë këto kufizime janë hequr kohë pas kohe teksa me vendimin e fundit disa udhëtarëve të disa vendeve u ndalohet hyrja deri më 31 tetor, shkruajnë mediat suedeze.
Ndalimi i hyrjes nënkupton që udhëtari që udhëton në Suedi nga një shtet tjetër përveç një shteti të ZEE -së ose Zvicrës do t’i refuzohet hyrja në vend.
Shtetasve nga SHBA, Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi ose Maqedonia e Veriut u ndalohet hyrja në Suedi që nga 6 shtatori.
Shtetasit që kanë leje qëndrimi në Suedi e të njëjtit kanë nevoja veçanërisht urgjente ose që duhet të kryejnë funksionet e nevojshme për të hyrë në Suedi duhet të kenë një test negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë.
Ndryshimi vjen pas publikimit të fundit të rekomandimeve të Bashkimit Evropian që u vendos më 30 gusht 2021 bazuar në informacionin nga Autoriteti i Kontrollit të Sëmundjeve të Transmetueshme të BE -së (ECDC) mbi situatën e përkeqësuar me COVID-19 në këto vende.