Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë 88 pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, nga të cilët 70 janë me oksigjeno-terapi.
Drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala, ka bërë me dije për KOHËN se 6 pacientë janë në gjendje të rëndë pasi një nga ata është në respirator dhe 5 me CPAP maskë.
Në këtë spital, janë të shtrirë aktualisht edhe 6 pacientë nga Shqipëria.
Rritja e numrit të rasteve – interesim i madh i qytetarëve për t’u vaksinuar