Lajme

“Lëshon frerët” Inspektoriati Sanitar i Kosovës, gjobitë e mbyllë përkohësisht disa lokale të njohura të kryeqytetit

09/03/2021 09:52
nga:M K

Kështu duken disa lokale të njohura të kryeqytetit në orët e para të ditës së sotme.

Kjo pasi mbrëmë inspektoriati sanitar i Kosovës i kishte gjobitur me nga 2000 euro dhe mbyllje për shkak të mosrespektimit të ligjit kundër duhanit, shkruan GazetaBlic.

Lokalet për të cilat janë siguruar edhe pamjet nga GazetaBlic gjenden në rrugën “Rexhep Luci”.

Njëjtë ka ndodhur edhe në disa lokacione të njohura të kryeqytetit, si në rrugën B, tek pjesa e njohur si “Kafet e Vogla” dhe në Dragodan.

Kujtojmë se ditëve të fundit është shtuar numri i inspektorëve, teksa afaristët kosovarë janë ankuar për dënime të majme e të paarsyeshme, pasi sipas tyre po marrin dënime për ligjin për duhanin, kur aktualisht sipas masave që vëna nga Qeveria e Kosovës ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm në ambiente të jashtme.

/GazetaBlic/