Lajme

Ky është 32-vjeçari që kreu sulmin terrorist në Zelandë të Re, cilësohet si më i rrezikshmi

09/03/2021 09:12
nga:M K

Një “ekstremist i dhunshëm”, i cili ishte i frymëzuar nga ISIS-i, u vra nga policia e Oklandit, në Zelandën e Re, pasi plagosi me thikë të paktën 6 persona në një supermarket.

Sipas autoriteteve vendore, 3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të marra në qafë dhe gjoks.

Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern, njoftoi se agresori është një 32-vjeçar nga Sri Lanka, i identifikuar vetëm si “S” për arsye ligjore, dhe konsiderohet si një nga ekstremistët më të rrezikshëm të Zelandës së Re që nga viti 2016.

Hetuesit thanë se agresori e gjeti thikën brenda supermarketit, pa dhënë detaje të tjera për shkak se hetimi është në vazhdim.

Ardern premtoi se të dhëna të mëtejshme rreth 32-vjeçarit do të zbulohen ditët e ardhshme, gjithmonë brenda kufijve ligjorë./A2CNN