Policia në Zelandën e Re njoftoi të premten se qëlloi dhe vrau një burrë që theri me thikë gjashtë persona në një qendër tregtare në Auckland.
Kryeministrja Jacinda Ardern konfirmoi se sulmi terrorist po ndodhte dhe se ai ishte frymëzuar nga ISIS.
“Një sulmues i frymëzuar nga ISIS goditi me thikë gjashtë persona në një supermarket në Auckland para se të vritej nga policia”, tha Ardern. Më herët, policia njoftoi sulmin.
“Policia mund të konfirmojë që një burrë hyri në një supermarket në New Lynn dhe plagosi disa persona. Policia e gjeti burrin dhe ai u qëllua. Ai vdiq në vendngjarje”; thanë ata në një deklaratë.
Pamjet e postuara në internet tregojnë klientët që dalin jashtë qendrës tregtare në panik dhe kërkojnë strehim. Policia e pajisur me armë të rënda dhe një shërbim ambulance janë në vendin e ngjarjes, raportoi Reuters.