Sporti

Cikalleshi: Luajtëm mirë në pjesë të parë, na mungoi fati në disa raste

09/02/2021 23:42
nga:E K

Shqipëria ka humbur nga Polonia me rezultat 4-1.

Golat për polakët i shënuan: Lewandowski, Buksa, Krychowiak dhe Linetty, shkruan GazetaBlic Sport.

Kurse golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi, Sokol Cikalleshi.

Pas ndeshjes për Super Sport ka folur realizatori i vetëm i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi për Super Sport.

Ai tha se kur pëson gola të tillë të lehtë morali i ekipit bie.

“Mendoj që ndeshjen e filluam mirë, edhe pse pësuam por arritëm të barazonim, kishim edhe raste për të dal në avantazh, por fati nuk deshi, të pësosh në këtë mënyrë edhe morali i ekipit bie“, tha Cikalleshi për SuperSport.