Lajme

Shtatë familje skamnore bëhen me shtëpi të reja në Gjilan

09/02/2021 22:40
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazidi, ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e shtëpisë për një familje skamnore – donator i së cilës është një bashkëatdhetar nga Zvicra, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Haziri ka njoftuar se edhe pesë shtëpi dhe një banesë do të fillojnë të ndërtohen ditëve në vijim.

Shkrimi i plotë:

Fjalë e dhënë për solidaritet përtej zgjedhjeve.

Me donacion të bashkatdhetarit nga Zvicra, i cili ka dashur të mbetet anonim, sot filluam ndërtimin e kësaj shtëpie për familjen 6-anëtarëshe të Fitore Arifit. Edhe pesë shtëpi të tjera do të ndërtohen, kurse një banesë tashmë është duke u bërë gati për një familje tjetër.

Pra, shtatë familje në Gjilan shumë shpejt do të bëhen me shtëpi të reja. Jam krenar me solidaritetin e njerëzve, me ndihmën e të cilëve tashmë janë bërë me shtëpi të reja 163 familje. Komuna ka rinovuar 49 shtëpi, ndërsa për çdo vit paguajmë qira për 60 familje në nevojë.

#Solidaritet
#ProgramiPerFamiljen
#Donatoret