Në media po qarkullon një video ku një burrë shihet duke sulmuar fizikisht tri vajza në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në kryeqytet.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për “Gazeta Blic” në lidhje me ngjarjen.
Zëdhënesja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ,tha se i dyshuari është duke u kerkuar nga Policia.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policies”, tha Ahmeti.
Pamje të tmerrshme: Një burrë rrah brutalisht tri vajza në Prishtinë


