Ka përfunduar ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës ka fituar me epërsi minimale me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Goli i vetëm në takim u shënua nga lojtari i Gjeorgjisë, Davit Khocholava.
Khocholava e dërgoi topin në portën e tij në minutën e 18’të pas një dueli me Vedat Muriqin i cili po mundohej të shfrytëzonte harkimin e Valon Berishës për të realizuar gol.
Rast shumë të mirë shënimi pati Lirim Kastrati për të dyfishuar epërsinë, por sulmuesi kosovar nuk arriti të shënonte edhe pse ishte ballë për ballë me portierin kundërshtar.
Kosova realizoi edhe golin e dytë në minutën e 84’të, por goli u anulua pasi në pozitë jashtë loje ishin Rrahmani dhe Muriqi.
Me këtë fitore Kosova shkon në kuotën e 3 pikëve dhe ndodhet në pozitën e 3’të në grupin B, të cilën e kryeson Spanja me 7 pikë e ndjekur nga Suedia me 6 pikë.
/GazetaBlic Sport/


