Lajme

Memli Krasniqi: S’është bërë përpjekje për të siguruar numër më të madh të vaksinave!

09/02/2021 14:27
nga:M K

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për mospërpjekje adekuate për sigurim të vaksinave anti-Covid.

Në një konferencë për media, Krasniqi tha se mungesa e vaksinave është evidente dhe se pamundësia e qytetarëve për të caktuar termin për vaksinim vazhdon t’i mbajë peng një numër të madh të tyre, përcjell GazetaBlic.

“Gjatë kësaj periudhe nuk është bërë përpjekje për të siguruar numër më të madh të vaksinave, aq të nevojshme për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Për më tepër, nuk është bërë kurrfarë administrimi i dozave ekzistuese, siç dëshmoi dje skandali i asgjësimit të afër 140 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca.

Sot, mungesa e vaksinave është evidente, dhe pamundësia e qytetarëve për të caktuar termin për vaksinim – vazhdon t’i mbajë peng një numër të madh të tyre.”, tha ndër të tjera ai.

Dy opsionet që mund të çojnë në shkurtimin e fushatës zgjedhore

/GazetaBlic/