Geek

Risia e fundit e Apple, si do të komunikojnë përdoruesit e iPhone 13

09/02/2021 13:27
nga:G C

Apple pritet të jetë partner me Globalstar për të sjellë lidhjen e komunikimit satelitor në modelet e iPhone 13 që pritet të hidhet në treg në të ardhmen.

Lajmi është bërë publik nga nga një njoftim i analistit të Apple, Ming-Chi Kuo.

Bëhet fjalë për një version të personalizuar të çipit bazë të Qualcomm X60, që pritet të përdorë Apple në iPhone 13, i cili do të mbështesë komunikimet satelitore të orbitës së ulët (LEO).

Përdoruesit e iPhone 13 do të jenë në gjendje të përdorin shërbimet e komunikimit satelitor të Globalstar në pajisjet e tyre, nëse Apple partnerizohet me ofruesin e shërbimit të komunikimit satelitor LEO, u mësua sipas raportimeve të Kuo-s.

Po kështu, Apple mund të përdorë edhe komunikimin satelitor në kufjet e ardshme të Apple AR dhe Apple Car.

Apple pritet të lançojë serinë e re të iPhone 13 këtë. Karakteristika e lidhjes së komunikimit satelitor do ta bëjë iPhone 13 më tërheqës për konsumatorët, pasi do t’u mundësojë atyre të bëjnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe në zona që nuk kanë mbulim standard 4G ose 5G.

IPhone 12, i lançuar vitin e kaluar, është smartphone i parë i Apple i pajisur me 5G.