Sporti

UEFA: Euro2020, një nga ngjarjet më të shikuara në histori

09/02/2021 13:36
nga:Lorik J

Euro 2020, që përfundoi me fitoren e Italisë, mblodhi 5.2 miliardë shikues gjatë gjithë kompeticionet, përfshirë 328 milionë në finale.

Sipas UEFA -s, është një nga ngjarjet më të shikuara në histori, përcjell GazetaBlic Sport.

Italia ka fituar Kampionatin Evropian 2020 pas fitores kundër Anglisë në Wembley para 328 milionë shikuesve në vende të ndryshme të botës, raporton UEFA.

Në njoftimin për shtyp, organi evropian i futbollit njofton gjithashtu se ndeshja mes Italisë dhe Anglisë në stadiumin Wembley ka qenë ngjarja televizive më e ndjekur në Mbretërinë e Bashkuar qe 24 vjet dhe në Itali që nga 2012.

Euro 2020 i transmetuar në 229 territore falë 137 transmetuesve, arriti një audiencë globale prej 5.2 miliardë njerëzve para televizorëve të tyre.

/GazetaBlic Sport