Lajme

Dy opsionet që mund të çojnë në shkurtimin e fushatës zgjedhore

09/02/2021 13:30
nga:N M

Ideja e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, që fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit të shkurtohet në 10 ditë lehtësisht mund të realizohet.

Kjo për faktin se tashmë edhe partia që drejtohet nga Ramush Haradinaj, i ka dhënë mbështetje kësaj nisme madje duke kërkuar që fushata zgjedhore të zgjas vetëm pesë ditë.

Partia më e madhe opozitare PDK ende nuk ka dal me qëndrim, por që për këtë çështje në orën 14 kryetari i saj Memli Krasniqi do ta jap qëndrimin tij, e që burime të Gazetës Blic thonë se edhe ky subjekt politik është që të shkurtohet fushata zgjedhore.

Por cilat janë rrugët dhe mënyra që kjo të ndodh ?

Gazeta Blic nga burime te saja ka kuptuar se sot do të mbahet mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me pika të rendit tashmë të përcaktuara por që gjithsesi do ngrihet si pikë e rendit të ditës edhe kërkesa e subjketeve politike që të shkurtohet afati i fushatës për zgjedhjet lokale.

Sipas këtij burimi, nëse ka një dakrodim të subjekteve politike shkurtimi i afatit mund të bëhet në njërën nga mbledhjet e organit që është përgjegjëse për organizimin zgjedhjeve.

“Ideja e kryetarit të LDK-së që ajo të bëhet me një rezolutë përmes Kuvendit të Kosovës është më shumë sesa një dakrodim i subjekteve politikë për këtë çëshjte, por që i vetmi institucion që mund të marr vendim për të ( në rast se ka dakordim ndërmjet partive politike) është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.

Por ky burim ka thënë se është në vullnetin e partive politike në rast se dëshirojnë që kohën e fushatës ta shkurtojnë në 10 ose 5 ditë.

“Në rast se nuk vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në vullnetin e tyre që përmes një memorandumi ose çfarëdo marrëveshja afatin ta përcaktojnë vetë, pa pasur nevojë që kjo të kaloj përmes KQZ’, ka thënë ky burim i gazetës.

Deri tani vetëm partia që është në pushtet nuk ka dhënë një qëndrim për idenë që fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të shkurtohet në 10 ose në 5 ditë.

Analistë dhe njohës të këtij procesi kanë mirëpritur vullnetin e partive politike që për shkak të situatës me COVID 19, variantit Delta, numrit të rastit të madh të vdekjeve dhe të të infektuarve, afati i fushatës të shkurtohet.

Bazuar në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme zgjedhjet lokale do të mbahen nga 16 shtatori deri me 15 tetor, e që nënkupton se fushata zgjedhore është e përcaktua të jetë 30 ditë./ Gazeta Blic.

Cakolli: Ligji për zgjedhjet është i përcaktuar, por partitë mund të dakordohen për ta shkurtuar në parim