Showtime

E shokuar nga vdekja e reperit që vdiq në aksident, reagon Morena Taraku

09/02/2021 11:28
nga:Genita C

Reperi i njohur grek ‘MadClip’ ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Attica.

Mediat greke shkruajnë se ai ishte vetëm 34 vjeç. Këngëtari është përplasur teksa po udhëtonte me makinën e tij Porsche, shkruan GazetaBlic.

Lajmi për vdekjen e tij e ka shokuar Morena Tarakun e cila përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se kishte plane për muzikë bashkë me reperin.

“Nuk mund ta besoj vëlla, prehu në paqe. Kënga na mbeti”, ka shkuar Taraku./GazetaBlic/

Po kthehej nga dasma e shokut, vdes në aksident reperi i famshëm