Sporti

LAJMI I FUNDIT: Superliga Evropiane mund të bëhet, këto tri klube të mëdha nuk kanë hequr dorë!

09/02/2021 09:55
nga:Lorik J

Juventus, Real Madrid dhe FC Barcelona nuk kanë hequr dorë nga plani për të krijuar një Superligë Evropiane.

Të tre klubet janë ende të përfshirë në një projekt ndryshe nga nëntë skuadrat e tjera, të cilat kërkuan krijimin e një “puçi” prillin e kaluar për të formuar një ligë pothuajse të mbyllur mes klubeve të fuqishme, përcjell GazetaBlic Sport.

Tre klubet madje punësuan një kompani të madhe të marrëdhënieve me publikun me qendër në Bruksel dhe Londër për të realizuar ambiciet e tyre.

The Sun ka raportuar sot në një lajm, duke shkruar: “Hapet rruga për Super League; Strategji për Rindërtimin, Rinisjen dhe Triumfin”.

/GazetaBlic Sport