Sporti

Qesharake: Pepe s’di si të veprojë pas golit të Ronaldos, kap sigurimin e stadiumit dhe e bashkon me ekipin

09/02/2021 09:16
nga:Lorik J

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar ndaj Irlandës në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës me rezultatin 2:1.

Portugalia ishte duke humbur me rezultatin 0:1, por CR7 u shfaq në skenë dhe realizoi dy herë, fillimisht në minutën e 89’të – pastaj edhe në minutën e 95’të, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas golit të dytë që ishte edhe i fitores, tifozët dhe lojtarët ‘shpërthyen’ në festë.

Pepe, mbrojtësi i Portugalisë, nuk dinte si të vepronte dhe tek festa me lojtarët, ai kapi sigurimin që po qëndronte për të ruajtur qetësinë dhe e bashkoi me pjesën e futbollistëve.

Padyshim një moment komik ky…

Pepe grabs onto security guard while celebrating Ronaldo’s 111th goal from soccer