Kombëtarja e Kosovës sonte rikthehet në aksion për t’u përballur me Gjerogjinë në Batumi.
Kosova dhe Gjeorgia takohen me fillim nga ora 18:00, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.
“Dardanët” nuk kanë fituar asnjë ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës deri më tani.
Në 12 ndeshje të zhvilluara, Kosova ka 11 humbje dhe 1 barazim.
I vetmi barazim që kemi arritur të marrim ka qenë ndaj Finlandës, në kualifikimet e para, ku ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1.
/GazetaBlic Sport


