Deputeti i Lëvzijes Vetëvendosje, pjesë e Listës Guxo, Burim Karameta e ka pranuar kërkim faljen e ish-kandidatit për deputet të VV-së, Hamdi Shartari, i cili e ka sharë Karametën.
Shartari sot në një lidhje direkte në Frontal në T7 i ka kërkuar falje publike Karametës, ndërsa tha se ai nuk ka qenë autori i tekstit.
Por, Karameta thotë se anipse pati vendosur që ta padis Shartarin, kërkim falja e tij publike bëri që ta ndryshojë mendjen.
“Falja është hyjnore, e si mos ta falë atë që kërkon falje, kur Krijuesi e do faljen më, mbase më shumë se gjëra të tjera. Edhe pse pata thënë që do ta padis personin që më lëndoi mua dhe familjen time, sot dua ta falë, sepse ai kërkoi falje publike për sharjet dhe fyerjet e rënda që m’i bëri mua”, shkroi Karameta në Facebook.
Kujtojmë se Shartari ka reaguar ashpër ndaj Karametës pasi i ka dalë kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me shtesat prej 60 eurove për stafin mjekësor.