Ish-gazetari, njëherësh njohësi i çështjeve politike, Ridvan Berisha, përmes një shkrimi në Facebook ka deklaruar hapur mbështetjen për kandidatin e AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
Berisha ka thënë se Prishtinës i duhet një kryetar që është vendimarrës, i guximshëm dhe që hap shanse zhvillimi për kryeqytetin.
Ai tutje ka potencuar se beson në vullnetin e tij për ta ndryshuar tablonë e Prishtinës në katër vitet e ardhshme.
“Kandidimi i Daut Haradinajt eshte ndere per kryeqytetin, pergjegjesi e madhe per te, me se paku privilegj, eshte nje politikan i afte per vendimarrje duke filluar nga brengat me te imta e deri te zgjidhjet madhore per kryeqytetin. Besoj ne vullnetin vendosur te tij politik per ta ndryshuar tablone e Prishtines ne kater vjetet e ardhshem” shkruan Berisha në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
PERCAKTIMI IM PUBLIK PER PRISHTINEN!
Gara per Prishtinen nuk eshte beteje e rendomte elektorale. Qeverisja me kryeqytetin perfaqeson nje pergjegjesi te jashtezakonshme. Pertej bindjeve ordinere partiako politike, vota per kryetarin e ardhshem te Prishtines sot, me 2021, mendoj se, i tejkalon oborret partiake. Prishtines i duhet nje kryetar pernime e jo permahi, nje kryetar qe eshte vendimarres, i guximshem dhe qe hape shanse zhvillimi per kryeqytetin.
Prishtines nuk i kane munguar kryetaret me referenca akademike. Kandidimi i Daut Haradinajt eshte ndere per kryeqytetin, pergjegjesi e madhe per te, me se paku privilegj, eshte nje politikan i afte per vendimarrje duke filluar nga brengat me te imta e deri te zgjidhjet madhore per kryeqytetin. Besoj ne vullnetin vendosur te tij politik per ta ndryshuar tablone e Prishtines ne kater vjetet e ardhshem.
Nuk ka gje me te rendesishme se sa vullneti per t’i dhene zgjidhje çeshtjeve qe perfaqesojne brengat e sotme kolektive te kryeqytetit, duke filluar nga mbeturinat, ambienti, spitali rajonal, planifikimi hapesinor, trafiku e mbi te gjitha krijimi i shanseve te barabrta per biznes ne secilin sektor, nga ai i ndertimit e fusha te tjera siç jane investimet per ndertimin e çerdheve, shkollave, trajtim te dinjitetshem per bujqit, krijimin e hapesinave te gjelbra, etj, etj, etj!
E di qe Haradinaj nuk eshte burokrat, vendose shpejt per zgjidhje te problemeve, pavaresisht peshes se tyre, e di qe nuk do te punoj per intersa te partise se tij, AAK-se, por mendoj se, do te jete krytetar i kryeqytetit, edhe i atyre qe e votojne dhe qe nuk e votojne!
Ne demokraci percaktimi eshte vendimarrje e shendoshe. Pa vullnet te vendosur asnjegjo progresive harrojeni se do te ndodhe. Une si votues ne kryeqytet, i besoj vullnetit te Haradinajt per t’i ofruar Prishtines nje shembull shprese per zhvillim!
Prishtines mendoj pa asnje medyshje se, i duhet nje kryetar qe eshte aty dite e nate, aty ku ka probleme qytetari, ne zyre e terren, nuk i duhet nje kryetar qe rri tere kohen ne defanzive duke dhene arsyetime koti per mospune, nuk i duhet nje kryetar qe mospunen e neglizhencen tenton ta mbuloje me grada akademike e me stile manekinesh, i duhet nje kryetar qe pret e kep shpejt pa i torturuar qytetaret per zgjidhje te problemeve, i duhet nje kryetar qe ka guxim dhe cilesi te vendimarrjes, e natyrisht nje kryetar qe nuk i nenshtrohet skemave te korrupsionit e mungeses se transparences.
Daut, pune te mbare ne garen per Prishtinen!


